Haradinaj kujton 11 shtatorin: Ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë

Haradinaj kujton 11 shtatorin: Ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë

Aktuale September 11, 2026 - 09:30

Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë. /Zëri

Postimi i plotë:

11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ndër ditët më të zeza të historisë moderne. Sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën, por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci.

Në 25-vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.

Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur.