Në Viti një grua lëndohet rëndë në vendin e punës, arrestohen dy persona
Aktuale
September 11, 2026 - 09:51
Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e saj të punës gjatë mëngjesit të djeshëm në Viti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima, femër kosovare, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e Policisë.