Osmani për 11 shtatorin: Kosova kujton viktimat dhe qëndron në krah të SHBA-së

Osmani për 11 shtatorin: Kosova kujton viktimat dhe qëndron në krah të SHBA-së

Aktuale September 11, 2026 - 10:33

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku humbën jetën rreth tre mijë persona.

Osmani ka cituar Sandy Dahl, bashkëshorten e pilotit të Fluturimit 93, një prej avionëve të rrëmbyer gjatë sulmeve, e cila kishte thënë: “Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”.

“Kanë kaluar 25 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se Kosova edhe sot qëndron përkrah SHBA-së.

“Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron, si gjithnjë, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë”, ka deklaruar ish-presidentja.