Mbrojtja e Smakajt: Fjalët e përdorura në vizitën te Thaçi s’kanë lidhje me pengim të drejtësisë

Mbrojtja e Smakajt: Fjalët e përdorura në vizitën te Thaçi s’kanë lidhje me pengim të drejtësisë

Aktuale September 11, 2026 - 11:38

Fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së të akuzuarve në rastin “Thaçi 2” do të vazhdojnë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin për tentim pengim të drejtësisë.

Mbrojtja e Thaçit gjatë ditës së djeshme argumentoi ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar ndaj tij, duke thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Ndërsa sot do të paraqiten argumentet përmbyllëse të avokatëve të Bashkim Smakajt.

Mbrojtësi i tij, Jonathan Elystan Rees, para trupit gjykues tha se fjalët e përdorura në bisedat që ka pasur me Thaçin, nuk kanë elemente të veprës penale dhe as nuk përbëjnë cenim të dëshmitarëve e as pengim në drejtësi, ashtu siç po akuzon Prokuroria Speciale.

Ndryshe, Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, dje deklaroi se akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar, sipas tij, janë krime.

“Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”.