Musliu-Shoshi: Sot ranë maskat, u pa qartë kush po e do shtetin me institucione e kush me bllokadën
Foto: Laura Hasani

Musliu-Shoshi: Sot ranë maskat, u pa qartë kush po e do shtetin me institucione e kush me bllokadën

Aktuale September 11, 2026 - 12:52

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha “sot u pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën”.

"Sot ranë maskat! PDK-ja votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit. LVV-ja nuk e votoi. U pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën.TURP!", shkroi ajo. /Zëri