Parashikimi i motit për sot
Aktuale
September 12, 2026 - 07:50
Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell, si dhe reshje shiu gjatë mesditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditue se gjatë pjesës së dytë të ditës, në disa zona të vendit priten riga shiu, kryesisht me karakter lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 25°C, kurse do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–7 m/s. /Zëri