Pse LVV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe?, përgjigjet Murati
Foto: Laura Hasani

Pse LVV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe?, përgjigjet Murati

Aktuale September 13, 2026 - 11:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën ku nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.

Murati ka shpjeguar edhe votën e deputetëve të LVV-së për kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit.

Ai tha se, meqë Lista Serbe përfaqëson shumicën e deputetëve të komunitetit serb, posti i nënkryetarit u takon atyre dhe se vota për Vujoviqin ishte e nevojshme për të përfunduar konstituimin e Kuvendit.

“Nuk është se të gjithë i votuam..por kandidatja e fundit që ishte në radhë dhe nuk kishte tjetër, ishte zonja që u prezantua. E votuam në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, sepse nuk mund të bëhej peng konstituimi i Kuvendit”, tha Murati.