Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re
Foto: Facebook

Kurti zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re

Aktuale September 13, 2026 - 13:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Dekretin, ai e pranoi nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Haxhiu këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

"Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj", ka shkruar ajo.

Ndërkohë sot pritet të mbahet edhe seanca për votimin e Qeverisë.