Kurti para fillimit të ekspozesë së tij: Asnjë gjykatë vendore ose ndërkombëtare s’mund ta njollosë UÇK-në
I mandatuari për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij para fillimit të ekspozesë, ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Zeri.info.

Kurti tha se procesi i gjykimit që po zhvillohet në Hagë është i padrejtë dhe se siç u shpreh ai, asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollos UÇK-në.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse ëstë në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që unë e drejtoj, është i njëjtë dhe i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollos UÇK-në”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Theksojmë se gjatë së shtunës është mbajtur “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër gjykimit të tyre, ku morën pjesë qindra-mijëra qytetarë por edhe krerë politike, siç u tha nga organizatorët, Kurtit i iste dërguar ftesë, por që ai dje s’ka marrë pejsë në këtë marsh, mirëpo vetëm disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pjesë në këtë marsh nuk ka marrë as kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pavarësisht se dhe këtij të fundit i ishte dërguar ftesa nga platforma “Liria ka Emër”, e cila edhe e kishte organizuar këtë marsh. /Zëri