Kurti para se ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re
Foto: Laura Hasani

Kurti para se ta prezantojë kabinetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re

Aktuale September 13, 2026 - 15:18

Albin Kurri, mandatar për formimin e qeverisë së re, me të nisur seanca e jashtëzakonshme, u ftua ta prezantojë ekspozenë e tij dhe kabinetin qeveritar.

Ai foli për “sukseset” e njëjta dhe premtimet e njëjta, si në fillim të vitit.

“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re realisht, ngaqë këto zgjedhje të reja vetëm sa na e kanë ndërprerë qeverisjen e njëjtë”, tha ai.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin me zgjedhjen e Kujtim Shalës së LDK-së dhe Tanja Vujeviqit të Listës Serbe si nënkryetarë.

PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në atë seancë. PDK-ja tha se e pezullon kandidaturën e Vlora Çitakut – pasi LVV-ja i refuzoi atë të premten për të ia pranuar sot – deri në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Zyrtarë të partive tjera parlamentare thanë se LVV-ja e zvarriti konstituimin e Kuvendit deri sot, me qëllimin që afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të përfundojë në kohën e përshtstshme për t’i çuar zgjedhjet e reja në fund të dhjetorit, kur mërgimtarët zakonisht vijnë në Kosovë për pushime.