Gjini: Dënimet ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit janë tronditëse
Foto: Laura Hasani

Gjini: Dënimet ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit janë tronditëse

Aktuale September 16, 2026 - 12:20

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjini, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se dënimet ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë “tronditëse dhe thellësisht zhgënjyese”.

“Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës”, shkruan Gjini,.