“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas vendimit
Aktuale
September 17, 2026 - 09:18
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se pavarësisht padrejtësive, ata qëndrojnë të fortë, sepse babai i tyre ka qëndruar i tillë.
“Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi. Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti.
Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri