Bashkëluftëtari i Hashim Thaçit pas vendimit të Speciales: Evropa na tradhtoi, u bë krah i Serbisë
Foto: Laura Hasani

Bashkëluftëtari i Hashim Thaçit pas vendimit të Speciales: Evropa na tradhtoi, u bë krah i Serbisë

Aktuale September 17, 2026 - 11:05

Veterani Arton Hoti ka folur për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Bashkëluftëtari i Hashim Thaçit tha se me vendimin dënues nga Gjykata e Hagës, sipas tij, krerët e UÇK-së dhe popullin e Kosovës e tradhtoi Evropa.

“Me të thënë të drejtën jemi shumë keq, jemi shumë keq, e kemi përjetuar shumë keq, po aq sa luftën, luftën që na e bënë padrejtësisht serbët, sepse shqiptarët kurrë nuk i kanë pasur qejf luftërat, dhe kurrë nuk i kanë filluar të parët diku luftën. Shqiptarët gjithmonë e kanë mbrojtur atdheun e vetë, familjet e veta dhe popullin shqiptar. Edhe një herë e pamë ne që Evropa në tradhtoi, na tradhtoi fuqishëm me aktakuza të Serbisë dhe u bë krah i Serbisë”, tha ai në Klan Kosova.

“Ne prej paslufte e këndej, na kanë ra gjithmonë në qafë. Prokurorët e UNMIK-ut, prokurorët e EULEX-it, tash edhe kupola e tyre ishte që edhe krerët e UÇK-së t’i burgosin në mënyrë të padrejtë me aktakuza të Serbisë”, tha Hoti.