Kandiq: Hetimi për “trafik organesh” çoi tek disa gra moldave, s’kishin lidhje me luftën në Kosovë prandaj s’pati akuzë
Foto: Laura Hasani

Kandiq: Hetimi për “trafik organesh” çoi tek disa gra moldave, s’kishin lidhje me luftën në Kosovë prandaj s’pati akuzë

Aktuale September 17, 2026 - 17:35

Aktivistja serbe dhe drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka ndarë në profilin e saj në “X” disa informacione që ndërlidhen me pretendimet e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, kinse për “trafik organesh” gjatë luftës në Kosovë, arsyeja edhe pse ishte nisur Gjykata Speciale.

Megjithatë një pretendim i tillë kurrë s’ishte vërtetuar. I njejti pretendim nuk gjendet askund as në aktakuzën e Speciales.

Kandiq ka thënë se për këtë gjë është bërë një hetim dhe çështja ka rezultuar në “disa gra moldave”, për të cilat Kandiq thotë se s’kanë pasur kurrfarë lidhje me luftën në Kosovë.

Ajo ka thënë se prandaj s’ka pasur prova për një akuzë të tillë.

“Hetimi për trafikimin e organeve njerëzore ka arritur te disa gra moldave dhe ato nuk kanë lidhje me luftën në Kosovë. Nuk kishte prova për një padi”, ka shkruar Kandiq në llogarinë e saj në “X”.

Image