Autoambulanca në sheshin “Skënderbeu” gjatë protestës së OVL UÇK-së

Autoambulanca në sheshin “Skënderbeu” gjatë protestës së OVL UÇK-së

Aktuale September 18, 2026 - 12:18

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka organizuar sot një protestë në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në të janë mbledhur qindra qytetarë.

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, për një total prej 81 vjetësh.

Në protestën e thirrur nga OVL UÇK-ja janë parë edhe figura politike, kryesisht nga radhët e PDK-së, si dhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së.

Në vendin e protestës është e pranishme edhe një autoambulancë, si masë e gatishmërisë për të ofruar ndihmë mjekësore në rast nevoje, qoftë për protestuesit ose pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Tubimi po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë, që ndodhen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Protesta është thirrur nga OVL UÇK-ja pas aktgjykimit të shkallës së parë, ndërsa mbrojtjet e të dënuarve kanë paralajmëruar ankimimin e vendimit.