Gucati kërkon nga Kurti ta përjashtojë nga Qeveria Donika Gërvallën
Foto: Laura Hasani

Gucati kërkon nga Kurti ta përjashtojë nga Qeveria Donika Gërvallën

Aktuale September 18, 2026 - 12:37

Drejtuesi i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur para protestuesve sot në Prishtinë.

Gucati ka kërkuar që Kurti t’i largojë nga Qeveria njerëzit që kanë bashkëpunuar, sipas tij, me Gjykatës Speciale, duke përmendur ministren e drejtësisë, Donika Gërvalla.

Ai dha ultimatum që ajo të japë dorëheqje, transmeton Zeri.info.

“Kërkojmë dorëheqjen e saj sa më shpejt, para se populli të ngrihet”, tha Gucati. /Zëri