“Trepça” largon nga puna një punëtor, mungoi pa arsye në dhjetë ditë gjatë shtatorit
Komisioni Disiplinor i "Trepçës" ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerja e marrëdhënies së punës” ndaj një punëtori të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë.
Sipas njoftimit të "Trepçës", punëtori A.G. ka munguar pa arsye të justifikuar në gjithsej dhjetë ditë gjatë muajit shtator 2026.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, provave dhe rrethanave të rastit, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se veprimet e tij përbëjnë shkelje të rëndë të detyrave të punës, në përputhje me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të "Trepça" SHA.
“Në përputhje me Nenin 14 të Rregullores përkatëse, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore 'Ndërprerja e marrëdhënies së punës'. 'Trepça' SHA mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të disiplinës në punë, përgjegjësisë dhe zbatimit të rregullave të brendshme, me qëllim të garantimit të një procesi pune të rregullt dhe profesional”, thuhet në njoftim.