Studentët nisin marshin e tyre drejt sheshit “Skënderbeu” [foto]
Aktuale
September 21, 2026 - 11:57
Qindra studentë kanë dalë të protestojnë në kryeqytet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Ata mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme si “Studentët bëhen zë kur historia rrezikohet”, “Historia nuk mund të rishkruhet e as të tjetërsohet”, “Jo në emër të studentëve”, “Sot diploma jonë është atdhedashuria”, “Ata luftuan që ne sot të studiojmë të lirë”, “Ata qëndruan për lirinë, tani ne qëndrojmë për drejtësinë” etj.
Studentët janë nisur nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.
Fotoreporterja e “Zërit”, Laura Hasani, ju sjell pamje nga ky marsh:


















