KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum

Aktuale September 21, 2026 - 17:28

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas shqetësimeve të ngritura për cilësinë e ujit në Badoc, uji nga ky liqen është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsumim.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” theksohet se analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit kanë treguar cilësi brenda standardit të ujit të pijshëm.

“Bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum njerëzor (si në ujin e trajtuar po ashtu edhe në ujin e patrajtuar në liqe). Analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit realizohen në mënyrë të rregullt nga laboratori i akredituar i KRU "Prishtina", me qëllim të monitorimit të vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe garantimit të sigurisë për konsumatorët. Analizat fiziko-kimike te ujit patrajtuar (Aeratorit) dhe ujit të trajtuar të datës 21.09.2026 janë brenda standardit për ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.