Avokati Prosper: Aktgjykimi ndaj Thaçit është shumë larg së vërtetës
Foto: Laura Hasani

Avokati Prosper: Aktgjykimi ndaj Thaçit është shumë larg së vërtetës

Aktuale September 21, 2026 - 21:13

Pierre Richard Prosper, avokat i ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në një intervistë në Klan Kosova vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prosper ka thënë se, pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të gjyqtarëve, ka ardhur në përfundimin se vendimi, sipas tij, nuk ishte i ndershëm dhe se është larg së vërtetës.

“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.

Ai ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por ka insistuar se ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.

“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, është shprehur ai.

Avokati i ekipit mbrojtës të Thaçit ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, gjyqtarët e kanë trajtuar çështjen.

“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.