Çitaku bën thirrje për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Ditë e natë në këmbë për Kosovën
Aktuale
September 22, 2026 - 11:47
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se angazhimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës, edhe gjatë natës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në vazhdimin e protestës për çlirimtarët.
“Edhe sonte, edhe nesër. Ditë e natë. Në këmbë për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen tonë”, shkroi Çitaku.
Sot do të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. /Zëri