Reshje bore në Bjeshkët e Istogut

Reshje bore në Bjeshkët e Istogut

Aktuale September 22, 2026 - 23:40

Reshjet e borës kanë nisur në disa zona malore të Kosovës, duke sjellë pamje dimërore në fund të shtatorit.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga TV Prizreni, shihen reshjet e borës në Bjeshkët e Istogut, ku bora po bie në zonat e larta malore.

Pamjet tregojnë ndryshimin e motit në këto vise, ndërsa reshjet e borës kanë mbuluar pjesë të bjeshkëve dhe kanë krijuar një atmosferë të hershme dimërore.