“Liria ka Emër” fton mërgimtarët në protesta më 26 dhe 27 shtator
Foto: Laura Hasani

“Liria ka Emër” fton mërgimtarët në protesta më 26 dhe 27 shtator

Aktuale September 24, 2026 - 16:47

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator, për të kundërshtuar vendimin në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu, patforma ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës masive kundër këtij vendimi, më 1 tetor në Prishtinë, nga ora 16:00.

Në njoftim thuhet se nën moton “Jo në emrin tim”, përmes këtyre protestave do të bëhet thirrje për drejtësi dhe dinjitet ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.