Kepi: Kurti u ftua në mbrëmjen gala ku mori pjesë Rama, por nuk erdhi
Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë”, tha se në mbrëmjen gala në New York ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, ishte ftuar gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ky i fundit nuk kishte marrë pjesë.
Kepi u shpreh në Euronews Albania se në vend të Kurtit mori pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbajti edhe një fjalim. Ndërkohë, sipas tij, e ftuar ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.“Në mbrëmje ishte i ftuar zoti Kurti dhe nuk mori pjesë, po mori pjesë zotëri Konjufca në eventin dhe bëri dhe fjalimin në emër të Republikës së Kosovës.
Mbajti fjalim dhe Vjosa Osmani, pra ish-presidentja e Kosovës. Ndërsa me sa kam parë vetë zoti Kurti në New York në këtë vizitë që ka bërë, që është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët si zoti Rama, si Kurti, gjithë faktori politik shqiptar duhet të jenë bashkë, një grup me një plan për çështje kombëtare, po ndodh e kundërta.
Për shembull Kurti në qoftë se e sheh në postimet e tija, thjesht si me qenë piknik ka shkuar, vetëm nëpër universitete ku ka klube studentash shqiptarë që janë krejt të parëndësishëm.
Nuk ka takuar as edhe një diplomat amerikan të rëndësishëm dhe të vetmit diplomatë ose të vetmit politikanë që janë me emër ose me peshë që ka takuar, janë ata që mund t’i takojë që nga Kosova.
Ka takuar përfaqësuesit e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kroacisë.
Pra nuk ka takuar dikë që mund të na ndihmojë prej Kosovës”, u shpreh ai.