I brohoritën Mlladiqit në ndeshjen Holandë - Serbi, avokati i Thaçit thumbon: Holandezët kësaj here qëndruan
Lluka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit, shkroi në “X” për ndeshjen Holandë - Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiqit.
Mishetiqi tha se holandezët kësaj here qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1, duke aluduar në Masakrën e Srebrenicës, ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli Mlladiq në vitin 1995 kanë masakruar tetë mijë boshnjakë, ndërsa ushtarët holandezë në rolin e paqeruajtësve të OKB-së s’kanë mundur t’u ofrojnë mbrojtje.
“Në ndeshjen e djeshme mes Holandës dhe Serbisë, në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e Ratko Mlladiqit, i cili është dënuar si kriminel lufte dhe për gjenocid. Ata prisnin që Holanda të dorëzohej, ashtu siç ndodhi me forcat holandeze në Srebrenicë në vitin 1995. Këtë herë, holandezët qëndruan të fortë dhe fituan ndeshjen me rezultatin 2–1”, ka shkruar Mishetiqi.
At yesterday's Netherlands vs. Serbia match in Belgrade, Serbian fans chanted the name of convicted war criminal and genocidaire, Ratko Mladië—expecting the Dutch to capitulate like they did in Srebrenica in 1995.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 28, 2026
This time, the Dutch stood firm and won, 2-1. https://t.co/5nFd1umcXV