Parregullësi në sigurinë në punë, Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në Drenas

Parregullësi në sigurinë në punë, Inspektorati urdhëron ndalimin e punimeve në Drenas

Aktuale September 29, 2026 - 17:59

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mos marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës deklaron se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.