Komisioni për Legjislacion miratoi Byronë Shtetërore dhe pesë ligjet e Reformës në Drejtësi

Komisioni për Legjislacion miratoi Byronë Shtetërore dhe pesë ligjet e Reformës në Drejtësi

Aktuale September 30, 2026 - 14:36

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe pesë projektligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi.

Gërvalla tha se gjashtë projektligjet prekin fusha të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, përfshirë luftimin e pasurisë së pajustifikueshme, integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve e prokurorëve, fuqizimin e Këshillave dhe forcimin e Akademisë së Drejtësisë.

“Këto 6 ligje janë fundamenti i reformës së thellë të sistemit të drejtësisë, për të cilën jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Gërvalla.

Sipas saj, pas miratimit nga Qeveria dhe Komisioni për Legjislacion, projektligjet tash janë “vetëm një hap larg Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Gërvalla ka shprehur bindjen se edhe Kuvendi do t’i mbështesë këto projektligje.

“Reforma në drejtësi duhet dhe do të bëhet realitet”, ka shkruar ministrja e Drejtësisë. /Zëri