Nis grumbullimi i qytetarëve për protestën e sotme
Foto: Laura Hasani

Nis grumbullimi i qytetarëve për protestën e sotme

Aktuale October 01, 2026 - 15:18

Sot në Prishtinë nga ora 16:00 do të protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Por që tani ka filluar grumbullimi i qytetarëve, raporton Zeri.info.

Ata mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim”.

Kujtojmë se ka pasur edhe shumë organizime nga qytete të tjera, që qytetarët të transportohen me autobusë për të marrë pjesë në protestë. /Zëri

Image
Image
Image