Vendoset simboli i UÇK-së në Qeveri, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore
Foto: Laura Hasani

Vendoset simboli i UÇK-së në Qeveri, Çitaku: UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore

Aktuale October 01, 2026 - 20:34

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sonte, duke komentuar edhe vendosjen e simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ndërtesën e Qeverisë.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar si pozitive vendosjen e simbolit të UÇK-së, por ka theksuar se, sipas saj, prej 16 ditësh qytetarët në sheshe në Kosovë dhe shqiptarët në diasporë po protestojnë me thirrjen “Jo në Emrin Tim”.

Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që kërkesën për mbrojtjen e UÇK-së ta konkretizojë përmes një ligji, duke e sjellë atë në Kuvend për votim.

“UÇK-ja ka nevojë për mbrojtje shtetërore, jo për instalacione e fjalë boshe”, ka shkruar Çitaku.

Në fund, ajo i është drejtuar Kurtit me mesazhin: “Vepra, Albin. Jo fjalë.”

Image