Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare për marrëveshjen për presidentin
Aktuale
October 02, 2026 - 10:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.
Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.