Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di
Foto: Laura Hasani

Hamza pasi u pyet se kur do të takohet me Kurtin: Nuk e di

Aktuale October 05, 2026 - 13:36

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk ka treguar se kur do të ndodhë takimi me kryeministrin Albin Kurti, i paralajmëruar për sot.

Ndonëse takimi u tha se do të ndodhë pas orës 12:00, Hamza ka thënë se nuk e di se kur do të ndodhë.

Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën ku u miratua në parim projektligji për Dhomat e Specializuara, tha se gjatë ditës do të ketë një takim me Hamzën. /teve1