28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

28 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Aktuale October 08, 2026 - 08:16

Sot bëhen 28 vjet nga vrasja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexhës, i njohur me nofkën “Sandokani”.

Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt.

Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllavë.

Ai jo vetë, që ishte luftëtar por edhe guximtar e sypatrembur deri në vdekje.

Në fillim të gushtit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Abedin Rexhën e kishte caktuar Komandant të Brigadës 112 “Arben Haliti”, e cila vepronte në Zonën Operative të Drenicës.

Gjatë muajve gusht-shtator 1998, ai luftoi pa iu trembur syri në shumë fushëbeteja.

Dhe pikërisht në kulmin e ofensivave me përmasa të gjera shfarosëse nga forcat serbe, në të gjitha zonat Operative të UÇK-së, e veçanërisht në ZO të Drenicës, më 8 tetor 1998, komandanti Abedin Rexha – Sandokani vritet në fshatin Kastriot të Skenderajt.

Abedin Rexha pas vetes ka lënë bashkëshorten me dy fëmijë: Sokolin dhe Selveten. /Zëri