Miftaraj kritikon procesin për presidenten: Janë bërë lojëra për interesa personale
Aktuale
October 08, 2026 - 19:28
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka kritikuar mënyrën se si është zhvilluar procesi për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.
Miftaraj e ka cilësuar këtë proces si jo serioz dhe jo dinjitoz.
Ai ka kritikuar edhe partinë që, sipas tij, ka pasur më së shumti vota dhe në njëfarë mënyre ka pasur në dorë procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Një shtet joserioz. Partia që ka pasur vota më së shumti, që ka pasur në njëfarë mënyre në dorë zgjedhjen e presidentit, ka treguar se është në gjendje me bë lojëra edhe në procese kaq të rëndësishme, për interesa dhe ego personale të dikujt”, u shpreh Miftaraj./Klankosova