Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur
Foto: Laura Hasani

Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur

Aktuale October 11, 2026 - 14:48

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë.

Përmes një postimi në X, Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e Kosovës për Arabinë Saudite në këtë kohë të vështirë, duke shprehur solidaritet me popullin e këtij shteti.

E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve…”, shkroi Konjufca.