Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen
Aktuale
October 13, 2026 - 11:56
Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.
Ai bëri të ditur se sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor.
“Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion tetë ditë për të ndërmarrë veprime”, tha ai për Klan Kosova.