Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela: Mbështesim aspiratat evropiane të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela: Mbështesim aspiratat evropiane të Kosovës

Aktuale October 13, 2026 - 16:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në letrën e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.

Ai gjithashtu ka riafirmuar mbështetjen e Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Abela.

Më tej, kryeministri maltez ka uruar sukses për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian, duke theksuar mbështetjen e vendit të tij për këtë synim.