Përshkallëzohet protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Përshkallëzohet protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Aktuale October 14, 2026 - 12:40

Sot dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, Fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjithashtu, edhe në universitetin e Elbasanit ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht. /TCH