Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkimin e tij
Foto: Laura Hasani

Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkimin e tij

Aktuale October 14, 2026 - 14:45

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ëahtë ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e shkarkimit të tij nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të cilin e mori Këshillin Prokurorial i Kosovës.

Nga Gjykata Supreme për Radio Dukagjinin bëjnë të ditur se ankesa administrative është pranuar më 9 tetor.

Antigona Uka-Lutfiu, udhëheqësja e Zyrës për Informim në Gjykatën Supreme, tha se tashmë për ankesën e Isufajt po punohet.

“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe aktualisht gjendet në punë”, thuhet në përgjigjen e Uka-Lutfiut.