Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Shkyçen borxhlinjtë nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë

Aktuale October 16, 2026 - 10:03

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionet për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë të pijes.

Në një njoftim në Facebook thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë bërë shtatë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për borxhe dhe lidhje ilegale.

KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët më 15 tetor se kanë 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

“Ju lutemi që pagesat t’i kryeni me kohë për të shmangur ndërprerjet e mundshme”.