“Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga
Foto: Laura Hasani

“Mos na shkelni”, punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë për paga

Aktuale October 16, 2026 - 11:38

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka nisur protestën për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

Përmes kësaj proteste punëtorët teknikë po kërkojnë që vendimi i Qeverisë për pagën minimale të zbatohet edhe në rastin e tyre dhe që pagat të jenë në përputhje me vendimin në fuqi.

Image

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e këtij vendimi në pagesën e punëtorëve, të cilët kërkojnë trajtim të drejtë dhe respektim të të drejtave të tyre.

Protesta po mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj situatës së krijuar, ndërsa punëtorët po kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Image
Image