Studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën
Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.
Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.
As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.
Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.
Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri tani (ora 16:00) nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.
Protesta e sotme ka qenë plotësisht paqësore, ndërsa është vënë re dhe një numër më i vogël protestuesit. Mbetet për t’u parë sesi do të jenë orët e pasdites.