Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro
Aktuale
October 22, 2026 - 18:08
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga Samiti i Berlinit, ku ka zhvilluar një bisedë edhe me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Kurti ka shkruar se, me lansimin e kësaj nisme më 2014, Gjermania krijoi një hapësirë ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë e trajtohen të barabarta.
‘’ Investimet direkte nga Gjermania në Kosovë janë rreth 1,5 miliardë euro, 62% e tyre vetëm në pesë vitet e fundit. Potenciali në industri, energji, transport, TIK dhe arsim profesional mbetet i madh, dhe javën e ardhshme Prishtina mirëpret Forumin e tretë Ekonomik Gjermano-Kosovar’’, ka shkruar Kurti.