Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen
Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit dhe ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka akuzuar Bedri Hamzën për përfshirjen e Ligjit për Gjykatën Speciale në pazare politike, duke kërkuar nga ai të sqarojë rrethanat që dërguan në këtë situatë.
Buja ka kërkuar nga Hamza të sqarojë arsyet se si çështja e Ligjit për Specialen u lidh me zhvillimet politike.
“Bedri Hamza duhet të tregojë se pse Ligji për Specialen hyri në pazar politik me Lëvizjen Vetëvendosje. Së pari u votua për ligjin, pastaj për presidentin. Ne kemi bërë protesta me qëllimin më të mirë për t’i përkrahur luftëtarët tanë në Hagë. Nuk kemi votuar për pazare politike”, ka deklaruar Buja.
Ai ka kritikuar edhe dorëheqjen e Hamzës nga kreu i partisë.
“Nuk është dashur të dorëhiqet, sidomos në këto momente kur kemi shumë zhvillime”, ka thënë Buja.