Protesta në Tiranë, 8 persona kërkuan ndihmë mjekësore në QSUT dhe Trauma

Protesta në Tiranë, 8 persona kërkuan ndihmë mjekësore në QSUT dhe Trauma

Aktuale October 24, 2026 - 17:52

Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të të lënduarve, bazuar në të dhënat e mbledhura deri në orën 16:30.

Tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin paraprak të të lënduarve, bazuar në të dhënat e mbledhura deri në orën 16:30.

Sipas njoftimit zyrtar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë marrë ndihmën e parë një deputet, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

Ministria bën me dije se gjendja e tyre është mbajtur nën kontroll dhe se “të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit”.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjendja e personave të trajtuar në të dyja strukturat spitalore paraqitet e stabilizuar.

Bilanci paraprak i të lënduarve:

QSUT: 6 persona, mes tyre një deputet, një përfaqësuese e medias dhe 4 protestues.

Spitali i Traumës: 2 persona, një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Ministria e Shëndetësisë thekson se “gjendja shëndetësore paraqitet stabël”, ndërsa të gjithë personat e trajtuar në QSUT kanë dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.