Shqiptarët votojnë në Tërnoc, procesi monitorohet nga vëzhguesit e OSBE-së
Aktuale
October 25, 2026 - 10:36
Sot në Serbi po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shqiptarët në këto zgjedhje janë duke garuar me një listë të përbashkët.
Synimi i tyre është sigurimi i tri mandateve në Kuvendin e Serbisë.
Sipas KlanKosovës, Shqiptarët kanë hedhur votën e tyre në vendvotimin në Tërnoc, në vendlindjen e Shaip Kamberit, kandidatit që i prinë lisës së Koalicionit Shqiptar.
Ky proces, është monitoruar nga vëzhguesit e misionit të OSBE-së.