Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj
Foto: Laura Hasani

Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj

Aktuale October 25, 2026 - 17:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të dalin të votojnë dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve që ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Ai u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që t’i ftojnë edhe familjarët dhe miqtë e tyre për të votuar.Kurti ka lidhur mbështetjen për këtë koalicion me përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe me përpjekjet për barazi dhe kundërshtimin e diskriminimit.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kurti në mesazhin e tij.

Ai ka përfunduar thirrjen duke kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe për mundësinë që qytetarët ta ndërtojnë jetën në vendlindje.