Kuvendi njofton edhe zyrtarisht për seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme
Aktuale
October 26, 2026 - 13:39
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme me fillim prej orës 16:00, shkruan Zeri.info.
Kjo seancë ka ardhur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.
“Vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojta e jetës së grave”, është pika e vetme e rendit të ditës së seancës së jashtëzakonshme. /Zëri