Kingji takon shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kingji takon shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Aktuale October 26, 2026 - 20:36

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, është takuar me gjeneral brigade Chad Daniels, shef i Shtabit të KFOR-it.

Përmes një postimi në Facebook, Kingji bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në këtë mision, në kohën kur po vazhdon procesi i optimizimit të tij.Në takim u diskutuan edhe masat për mbështetjen dhe lëvizshmërinë ushtarake, me synim ruajtjen e efektivitetit të misionit të KFOR-it.