“Qysh me shku në shpi tem?” – publikohet edhe një bisedë e Arlindës me rreshterin policor

“Qysh me shku në shpi tem?” – publikohet edhe një bisedë e Arlindës me rreshterin policor

Aktuale October 29, 2026 - 14:47

Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës, e siguruar nga Klan Kosova, nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.

Në këtë bisedë Arlinda ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në shtëpi, duke kërkuar që ata të largoheshin.

Biseda rikthen vëmendjen te mënyra sesi u trajtuan shqetësimet e Arlindës dhe te reagimi institucional ndaj kërkesave të saj për ndihmë e mbrojtje.

Komunikimi:

Rreshteri policor: Prokurorja kujdestare thotë se është shënim zyrtar për Prokurorinë. Për momentin nuk është rast, ka mbetë këto çka janë cek me u verifiku nga kamerat e sigurisë.

Arlinda Zekaj: Për çka kamerat e sigurisë? Nuk janë pronarë të shpisë...

Rreshteri policor: Prokurori udhëzon çka me bo me një rast.

Arlinda Zekaj: Nuk guxon kështu. Qysh me shku në shpi tem, kur janë njerëzit e panjohur.

Rreshteri policor: Duhet me bo padi në gjykatë, padi civile, që me i dëbu ata prej shpisë.

Arlinda Zekaj: Me shku dikush në shpi tanë, qitash kur shkon me i gjetë, a i len qaty. Kjo është dështim total.

Të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: