U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

Aktuale October 29, 2026 - 14:59

28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që ia shpëtoi syrin.

“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.

Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, ndërkohë rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim.

28-vjeçari u plagos në syrin e majtë, pasi u godit nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome, gjatë përplasjes me policinë. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Për shkak të dëmtimit të rëndë dhe nevojës për trajtim të specializuar, Vishkulli u dërgua më pas në Itali. Më 25 tetor, ai njoftoi se kishte mbërritur në Romë, ku pritej t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje, duke shpresuar se do të arrinte të shpëtonte shikimin. /TCH

Image